Transmetuar më 22-06-2017, 08:37

“Lufta” elektorale mes PS-së dhe LSI-së, mesa duket do të vijojë me të njëjtin ritëm deri në përfundim të kësaj gare.

Në mesin e akuzave dhe deklaratave në distancë nga të dyja partitë, që për katër vite qeverisën vendin, zëvendëskryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se partia që ajo përfaqëson ndodhet nën një fushatë terrori e dhune.

Ajo u shpreh në News 24 se policia po gjurmon njerëzit e LSI.

“Shefat e antikrimit ekonomik po ndjekin gjithë njerëzit e LSI, ku shkojnë, ku lëvizin, çfarë bëjnë, dhe në mbrëmje shkojnë tek Saimir Tahiri dhe falen. Ka edhe kryetarë bandash që po i thërrasin njerëzit e po i kërcënojnë”, tha Monika Kryemadhi.