Transmetuar më 22-06-2017, 08:29

Listat e zgjedhësve ishin në fokus të diskutimeve që u zhvilluan të mërkurën, në mbledhjen e katërt të Task-Forcës.

Në përfundim rezultoi se në asnjë rast nuk janë konstatuar probleme.

Lista zgjedhore janë përditësuar me zgjedhësit që mbushin moshën për të votuar deri ditën e zgjedhjeve.

Kjo mbledhje erdhi pas shqetësimit të ngritur nga Avokati i Popullit, sipas të cilit rreth 900 të dënuar, që nuk kanë mundësi të votojnë për arsye se i kanë dokumentet e identifikimit nëpër komisariate apo prokurori, apo edhe për një pjesë të tyre që e kanë të pamundur pajisjen me karta identiteti pasi duke qenë se vuajnë dënimin, nuk kanë të ardhura për të paguar tarifën për pajisjen me to.

Për kategorinë e fundit të të dënuarve u diskutua që janë marrë masa për mbulimin e tarifës së aplikimit nga buxheti i shtetit, por raportim më i hollësishëm do të bëhet në mbledhjen e radhës.

Gjate mbledhjes Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme te Parandalimit të Pastrimit të Parave u ndal tek shqetësimi i vëzhguesve vendorë për tërheqjet e parave gjatë muajit maj 2017 nga bankat e nivelit të dytë, ku pas raportimit tha se nuk vërehen tërheqje jashtë trendit të viteve të kaluara dhe se nga analizat e kryera nga kjo drejtori nuk ka arsye të besohet se ka përdorim parave të paligjshme në fushatë.

Pavarësisht kësaj, u la detyrë që situata të vazhdojë të monitorohet intensivisht duke pasur parasysh edhe afrimin e ditës së zgjedhjeve. /k.k/noa.al/