Transmetuar më 21-06-2017, 19:35

Edhe pse u kanë mbetur edhe pak ditë nga përmbyllja e aventurës së tyre në Big Brother finalistët e edicionit të 9-të nuk i harrojnë thashethemet as gjatë kësaj jave.

Kujtojmë se martesa e Danjelit dhe e Fotinisë pak javë më parë në shtëpinë e Big Brother nuk mund të harrohet lehtë nga Lupçe.

Ai ka rinisur të flasë për të së bashku me Katerinën, por edhe me Fiorentinën. “Ata e përmendën një ditë më parë, do e përmendin edhe në finale”, thotë Lupçe.

Ndërsa më pas, Lupçe i thotë Katerinës: “A moj Katerinë, të ishim martuar edhe ne në këtë Big Brother”.

“Nuk dua t’ja di fare unë, nuk më intereson hiç”, thotë Fiorentina, ndërsa Katerina nuk ka reaguar. /b.l/noa.al/