Transmetuar më 21-06-2017, 13:37

Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme në periferi të kryeqytetit, në zyrën elektorale të Partisë Demokratike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërxull, tek një lokal i kthyer si zyrë elektorale për PD, ku po zhvillohej një takim.

Më konkretisht rreth orës 12:05, gjatë këtij takimi ka patur një konflikt midis N. Picari, rreth 45 vjeç dhe shtetasit A. Sula, rreth 40 vjeç.

Konflikti ka degraduar në plagosjen me mjete prerëse të Sulës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Noa.al mëson se Picari, ka shkuar si “fortë” në takimin elektoral të PD, duke provokuar me fjalë dhe duke goditur, deri në plagosjen e 40-vjeçarit.

I dyshuari u shoqërua në komisariatin e policisë së Vorës, ndërkohë që nuk bëhet me dije se kujt subjekti politik i përket.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit. /a.y/noa.al

Foto arkiv