Transmetuar më 21-06-2017, 10:28

Presidenti i Kosta Rikës, Luis Guillermo Solis Rivera, po jepte një intervistë në Buenos Aires kur papritur gëlltiti një grerëz. Për atë nuk ishte asgjë e çuditshme, ndërsa e kaloi me sportivitet këtë incident duke bërë batuta me gazetarët.

“Sapo kam ngrënë një grerëz. Proteinë e pasur”, është shprehur Presidenti duke shtuar se video do të dërgohej në CNN dhe nënkuptoi se ushqimi i tij i pazakontë do të shfaqej në lajmet ndërkombëtare. /k.k/noa.al/