Transmetuar më 21-06-2017, 09:09

Shumë nxehtë edhe për avionët. Dhjetëra aeroplanë mbetën në tokë në aeroportin e Phoenix, të Arizona, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë të martë.

Gjithçka për shkak se temperaturat ishin 49 gradë, një gradë më shumë se temperatura e lejuar për fluturimin e avionëve.

Për këtë arsye, American Airlines, u detyrua të anulojë fluturimet në orët më të nxehta.

Avionët nuk mund të fluturojnë nëse temperatura është shumë e lartë, pasi nxehtësia mund të reduktojë densitetin e ajrit dhe për pasojë edhe kapacitetin e krahëve të avionit për të fluturuar.

Në këtë mënyrë, siç shkruan noa.al, avioni ka nevojë për shtysë shumë më të madhe. Temperatura 49 gradë nuk është rekord për Phoenix, pasi në 26 qershor të 1990, shkoi deri në 50 gradë. /a.y/noa.al