Transmetuar më 21-06-2017, 08:10

Kur vjen i nxehti vetëm për të gjetur pak freski, bëjmë gjithçka. Këtë gjë e di mirë vogëlushi që shikoni në fotografi, i cili gjeti një zgjidhje që po bën bujë.

Duke mos mundur të shkojë në det, ai e transformoi ballkonin e tij në pishinë, duke përdorur plasmas për të mos rrjedhur uji.

Fotografia e tij u publikua në Twitter dhe në pak kohë mori qindra mijëra pëlqime dhe komente. Pati nga ata që e cilësuan si një ide gjeniale, ashtu sikundër të tjerë hodhën dyshime lidhur me rezistencën e ballkonit nga pesha e ujit. /a.y/noa.al