Transmetuar më 21-06-2017, 07:59

Puna në skuadër jep gjithmonë rezultat, edhe në botën e kafshëve. Këtë gjë kanë provuar dy elefantë, të cilët arritën të shpëtojnë një këlysh, i cili rrëshqiti në një pishinë në Grand Park Zoo të Seulit, në Korenë e Jugut.

Në videon që gjeni më poshtë shihet se si dy elefantët tentuan ta ndihmonin duke përdorur feçkën e tyre, por më pas u futën në ujë deri sa e nxorën.

Pamjet e këtyre momenteve po bëjnë bujë në rrjetet sociale. /a.y/noa.al