Transmetuar më 21-06-2017, 00:25

Në vijim të informacionit për vrasjen e 40 vjeçarit Fatjon Sinani në Vlorë, nga hetimet dhe kontrollet e kryera nga  policia  në terren, rreth orës 22:50, në lagjen "28 Nëntori" pranë vendit të quajtur "Shtëpia e Oficerave" është gjetur i braktisur një automjet tip Benz 2500 me targë gjermane SNBB 220, ngjyrë gri.

Dyshohet  se ky mjet  mund të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së shtetasit Fatjon Sinani.

Rreth orës 22:10, në lagjen "Partizani" Vlorë pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Fatjon Sinani rreth 40 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.

Si rezultat i reagimit të policisë, në ndjekie të autorëve është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i njërit prej autorëve të dyshuar në dalje të lagjes "Partizani", shtetasi: N.Q., rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./a.k/noa.al/