Një person është ekzekutuar me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në Vlorë.
Rreth orës 22:10, në lagjen "Partizani" Vlorë pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi F.S., rreth 40 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer veprimet në lidhje me krimin e ndodhur.
Si rezultat i reagimit të policisë, në ndjekie të autorëve është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i njërit prej autorëve të dyshuar në dalje të lagjes "Partizani", shtetasi: N.Q., rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim.
Në vendngjarje, Policia ka sekuestruar armën e krimit- Pistoletë të llojit "Beretë".
Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre.
Vazhdojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./a.k/noa.al/