Transmetuar më 20-06-2017, 21:50

Aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj ka “shpërthyer” pa asnjë lloj bindjeje ndaj të gjithë kandidatëve për deputetë duke ironizuar me ta.

Aktori i cili na “shkrin” së qeshuri në formatin “Apartamenti 2XL”, shprehet për të gjithë votuesit se “po votuat ata të listës, prap një M…do merrni për të ardhmen tuaj”.

Postimi i Visjanit:

“Me 25 Qershor votoni per mua .

Nuk do bej asgje per ju

Nuk do fitoni kokerr leku

Nuk do bej asgje per Artin

Nuk ka ķokerr leku per Kinematografine te vdesim si qyqar si Mongolez pa pike filmi

Nuk do ndodhe asgje po me votuat mua se une sjam ne liste… po me mire me votoni mua kot per sport se edhe po votuat ata te listes prap nje M.. do merrni per te ardhmen tuaj.”-/a.k/noa.al/