Transmetuar më 20-06-2017, 00:24

Historia e një elefanti që qendroi për 58 vite i lidhur me zinxhirë në një tempull ka përlotur botën.

Elefanti në Indi, i quajtur Gajraj, më në fund ka shpëtuar nga izolimi i gjatë dhe torturues.

Atë e kishin marrë që të vogël, teksa jetonte me grupin e tij në një vend të egër për ta stërvitur në mënyrë që të tërheqë turistët.

I lënduar, pjesërisht i verbër, këmbë me xhunga, dhëmbë të prera, i dobët fizikisht për shkak të ushqimit të pakët dhe dehidrimit, ai ishte lënë të ngordhte teksa mbahej ende i lidhur.

Pas më se gjysmë shekulli, më në fund Gajraj është shpëtuar nga ky dënim, megjithëse kurrë nuk kishte kryer ndonjë krim.

Ai po shijon tashmë lirinë me elefantët e tjerë, edhe pse në moshën 75-vjeçare.