Transmetuar më 19-06-2017, 20:16

Turjan Hyska dhe Orinda Huta duket se janë drejt përgatitjeve të fundit për dasmën e tyre.

Ata do e kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë gjatë kësaj vere.

Ata së fundmi janë marrë me menunë e për të ftuarit dhe për këtë gjë është kujdesur shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli.

Ai nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se çdo gjë ëshët gati.

“I mbyllem edhe detajet e fundit per darken e dasmes se Orinda Huta dhe Turjan Hyska. Ne koke te beqareve tani”, shkruan Renato në postimin e tij.

Pak ditë më parë Orinda provoi edhe fustanin e nusërisë./a.k/noa.al/