Transmetuar më 19-06-2017, 19:23

Mediat sportive botërorë po gëlojnë rreth një largimi të mundshëm të yllit portugez Cristiano Ronaldo nga Real Madridi.

Skuadra të mëdha europiane kanë nisur ofertat për shërbimet e tij por ka edhe skuadra të vogla që kanë hedhur syte te ylli i futbollit botëror.

Skuadra gjermane e Fortuna Koln ka një mesazh për Cristiano Ronaldon nëse ai do transferohej te skuadra e tyre.

“Hey Cristiano, jemi duke kërkuar për një sulmues. Ne nuk kemi para, por mund të ofrojmë birra Kölsch falas për tërë jetën”, shkruhet në llogarinë e skuadrës së Koln në Twitter.Se sa seriozisht do e marrë Cristiano Ronaldo këtë ofertë nuk e dimë por të shohim në ditët në vazhdim./a.k/noa.al/