Transmetuar më 19-06-2017, 11:13

Dona dhe Musa lanë shtëpinë e Big Brother të shtunën që lamë pas. Çifti simpatik nuk e prekën dot finale e madhe. Por gjithsesi ata i dhuruan publikut një lojë të bukur, edhe pse nuk qëndruan deri në fund në shtëpinë më të famshme.

Tre janë çiftet kanë mbetur në lojë dhe që konkurrojnë për çmimin e madh. Musa ka publikuar në Instastories një foto në të cilën shfaqen të gjithë banorët së bashku duke biseduar në oborr.

Madje edhe Olsi me Danielin të cilët javën e kaluar patën një përballje shumë të fortë si në shtëpi edhe gjatë spektaklit. 

“Për lek edhe armiku bëhet mik. Tani mund të putheni. Ndajeni çmimin”, ka shkruar Musa duke iu referuar Olsit, Lupçes dhe Danielit. Ai dhe partnerja e tij Dona u s’kualifikuan gjatë eliminimit të dyfishtë që ndodhi natën e gjysëm-finales të spektaklit. /b.l/noa.al/