Transmetuar më 19-06-2017, 10:44

Një vajzë e vogël ka humbur jetën tragjikisht në momentin që e ëma e saj e kishte çuar për kontroll të denstisti.

Daleyza Avila-Hernandez ndërroi jetë ditën e hënë në Kaliforni, në Qendrën e Kirurgjisë së Dhëmbëve të Fëmijëve, ndërsa po hiqte dy dhëmbë. Vajza e vogël duket shumë e shëndetshme, e gjallë dhe e mbushur me jetë.

Mamaja e saj, Araceli Avila është tmerruar nga ngjarja që ka ndodhur.

“E vetmja gjë që bëra është se çova vajzën për të rregulluar dhëmbët tek dentisti dhe ata 30 minuta më vonë ma sollën të vdekur”, ka thënë Araceli për KTVU. “Isha në sallën e pritjes kur pashë ambulancën që vinte. U ngrita për të parë se çfarë kishte ndodhur por nuk ma mori kurrë mendja se ishte vajza ime e vdekur”.

Ndihmës infermierja i tha se zemra e 3-vjeçares kishte ndaluar gjatë procedurës së heqjes së dhëmbëve dhe ngriti dyshimet se vajza ka pasur probleme shëndetsore por sipas nënës ajo ishte krejtësisht e shëndetshme.