Transmetuar më 18-06-2017, 10:49

Një person i moshuar është gjendur i vdekur në dhomën e një hoteli në qytetin e Fierit.

Burime nga policia bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, në lagjen “Apollonia” Fier, në dhomën e një hoteli është gjetur i pajetë 80 vjeçari R.S., banues në fshatin Dërmenas, Fier.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se vdekja e të moshuarit ka ardhur si pasojë e një infarkti kardiak.

Nga ana e saj policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes, nëse kanë qenë vërtet natyrale apo e stimuluar. /b.l/noa.al/