Transmetuar më 17-06-2017, 17:39

Të gjithë fansat dhe të apasionuarit pas muzikës folk dhe serenatave korçare të vëllezërve “Endri dhe Stefi” do kenë sot mundësi ti ndjekin këngëtarët e tyre të preferuar live, në një koncert që do mbahet sot në sheshin “Skënderbej”. Për rreth dy orë ata pritet ti japin gjallëri sheshit të ri “Skënderbej” teksa do të këndojnë disa nga hitet e tyre më njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në rrjetin social facebook shkruan: “Në sheshin e të gjithë shqiptarëve nuk mund të mungonin serenatat korçare 🙂

Mos e humb sot super koncertin e Endrit dhe Stefit në orën 20:30 te sheshi Skënderbej”.

Në skenë, së bashku me vëllezërit korçar, do të ngjitet edhe Mateus Frroku, një nga këngëtarët e rinj dhe premtues të muzikës së lehtë shqiptare.

Sheshi “Skëndërbej” është shndërruar në një hapësirë për aktiviteteve artistike, ku në çdo mbrëmje janë mbajtur koncerte nga grupe dhe këngëtar të ndryshëm nga të gjitha rrymat, duke tërhequr vëmendjen dhe interesin e qindra qytetarëve./a.k/noa.al/