Transmetuar më 16-06-2017, 21:33

Ivan Rakitic mund të shitet nga Barcelona gjatë merkatos për të gjetur fondet për blerjen e Marco Verratti. Mesfushori kroat është i monitoruar nga Manchester United, Manchester City dhe Bayern Munich.

“The Sun” shkruan se Barcelona dëshiron të paktën 50 milionë euro për 29-vjeçarit, teksa mendon të ofrojë 100 milionë euro për blerjen e Verratti nga PSG, shkruan telesport. Rakitic e ka zëvendësuar më së miri Xavi në mesfushë për klubin katalanas, duke realizuar një seri mbresëlënëse paraqitjesh.

Shtypi ka shkruar se City e kërkoi Rakitic gjatë verës së kaluar, por Barcelona nuk e shiti, ndërsa Manchester United dhe Bayern Munich, gjithashtu, kanë bërë disa herë sondazhe për të parë mundësinë e blerjes së kroatit. Në sezonin e kaluar mesfushori luajti 58 ndeshje si pjesë e Barcelonës.

Megjithatë nuk ishte një sezon  i suksesshëm për Barcelonën që humbi titullin në La Liga në dëm të Real Madrid dhe u eliminuar nga Juventus në gjysmëfinalet e Champions League. Trajneri Luis Enrique u largua dhe skuadra do të drejtohet nga Ernesto Valverde në sezonin e ardhshëm.