Transmetuar më 16-06-2017, 09:22

Të gjithëve ju ka ndodhur, ose të paktën të keni dëgjuar, për qimet që futen nën lëkurë. Ka disa mënyra për t’i trajtuar ato, pasi në shumicën e rasteve jo vetëm që janë të bezdisshme, por edhe mund të sjellin probleme.

Bëni rregullisht eksfolim para depilimit

Eksfolimi para çdo mënyre depilimi është një metodë shumë e mirë për të parandaluar rritjen e qimeve nën lëkurë duke qenë se largon qelizat e vdekura, që e vështirësojnë daljen e tyre në sipërfaqe. Në këtë rast mund të përdorni një sfungjer, furçë ose peshqir të butë, me anë të të cilëve masazhoni me kujdes këmbët para se t’i depiloni.

Vendosni peshqir të ngrohtë

Është një mënyrë e mirë për të zbutur qimet dhe për të qetësuar irritimin. Me ndihmën e një peshqiri të ngrohtë ushtroni lehtë presion për 2­3 minuta, 2 herë në ditë, derisa qimja të dalë.

Përdorni briskun e duhur dhe zbutës për lëkurën

Mos përdorni të njëjtin brisk disa herë pasi mund të çojë në rritje të qimeve nën lëkurë. Përdorni një brisk të pastër, të mprehtë dhe i rruani këmbët me kujdes në drejtim me qimet.

Gjithnjë përdorni një krem depilimi hidratues

Duke qenë se qimet e trasha janë ato që përgjithësisht mbeten nën lëkurë (dhe kjo ndodh zakonisht në zonën e bikinit), mbajeni këtë zonë të butë duke përdorur një shkumë ose krem depilimi hidratues.

Shkuleni

Vetëm pasi qimja të ketë dalë në sipërfaqe, shkuleni me ndihmën e një piskatoreje të sterilizuar (me alkool).