Transmetuar më 15-06-2017, 20:50

Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në një xhami në kryeqytetin afgan të Kabulit dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se sulmuesi ishte përpjekur të hynte në xhami por u bllokua nga policia në një betejë me armë.

Ai më pas është futur në një kuzhinë para se të shpërthente bombën.

Sulmi erdhi pasi xhamitë rreth qytetit ishin të mbushura me njerëz, të cilët ishin mbledhur për një festë fetare në kuadër të muajit të Ramazanit.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër kryerjen e sulmit.