Transmetuar më 15-06-2017, 16:59

Nathalie Kosciusko-Morizet, ish-ministre franceze në qeverinë “Fillon” nga viti 2010 dhe 2012, aktualisht kandidate e republikanëve, u sulmua në Paris nga një person, i cili e qëlloi në fytyrë, duke bërë që të përplaset përtokë.

Sipas dëshmitarëve, deputetja qëndroi pa ndjenja për disa minuta, para se të transportohej për në spitalin e Cochin.

Incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në një treg të Parisit, ku një burrë rreth 50 vjeç nisi që ta fyejë rëndë Nathalie, ndërsa më pas i mori disa broshura që ajo mbante në dorë duke e qëlluar në fytyrë. I dyshuari u largua qetësisht pas ngjarjes. /a.y/noa.al