Transmetuar më 15-06-2017, 13:44

Nëna e një vajze të vogël u shokua pas asaj që i ndodhi vogëlushes pasi e leu me krem plazhi. Rebecca Cannon kishte lexuar më parë përmbajtjen e produktit, dhe pasi ishte siguruar se nuk përbënte rrezik, e aplikoi në fytyrën e vajzës me emrin Kayla.

Por më pas ajo u dogj në fytyrë. Në një postim në Facebook nëna e vajzës 14-muajshe tregon fotot bashkë me një mbishkrim.

“Kayla e vogël u dogj pasi i përdora një krem dielli. Ne sapo jemi kthyer nga një vizitë me mjekun dhe unë jam e bindur që Kayla do të shërohet, ajo do të bëhet mirë. Do t’ju kërkoja të gjithë prindërve të tregohen më të kujdesshëm dhe të shikojnë me vëmëndje përmbajtjet e kremit.” /k.k/noa.al/