Transmetuar më 14-06-2017, 23:09

Sulmuesi italian i Torinos Andrea Belotti, duke pranë kalimit te skuadra e Milanit dhe jo te Manchester United siç edhe flitej më parë.

Drejtuesit e dy klubeve janë takuar sërish për një marrëveshje që duket se ka gjasa të konkretizohet, shkruajnë mediat italiane.

Mësohet se kuqezinjtë kanë ofruar 80 milionë euro për shërbimet e sulmuesit i cili shkëlqeu sezonin që lamë pas.

Andrea Belotti është gjithashtu tifoz i Milanit që nga fëmijëria, një arsye më shumë kjo për ta tunduar sulmuesin që të luajë me skuadrën e ëndërrave të tij.

Milani ka bërë edhe më parë përpjekje për ta afruar lojtarin në gjirin e saj./a.k/noa.al/