Transmetuar më 14-06-2017, 20:33

Në vazhdën e falenderimeve për trajnerin e kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, i cili gjatë ditës së sotme njoftoi dorëheqjen nga posti, “Tifozat Kuq e Zi” kanë shprehur mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të italianit.

Në një postim në Facebook “Tifozat Kuq e Zi”, shkruajnë se De Biasi “është ndër trajnerët e rrallë që ka dëgjuar zërin e tifozëve”.

Postimi i plotë i grupimit “Tifozat Kuq e Zi”:

Mirënjohje e falenderim për punën e jashtëzakonshme në krye të Kombëtares. Mirënjohje e falenderim për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të na takuar në çdo moment dhe në çdo vend. Lidhjen speciale që e krijove me tifozët shqiptarë ishte rezultat i respektit që ti dhe.

Ndër të rrallë trajnerë që kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve .

Tifozat Kuq e Zi të urojnë shëndet dhe një karrierë të suksesshme.

Ti ishe njëri prej nesh!

Faleminderit Gianni!

Gianni de Biasi njoftoi tërheqjen nga Shqipëria gjatë ditës së sotme në një konferencë ku nuk i mbajti dot lotët./a.k/noa.al/