Transmetuar më 14-06-2017, 20:05

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj i jep ish-Drejtuesit të Strukturave të Policisë së Shtetit, Artan Cukut pas vdekjes, “Medalje Nderi”.

Medalja jepet me motivacionin, “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”.

Ish-komisar Artan Cuku u ekzekutua në hyrje të pallatit të tij më 8 prill 2017.

Si i dyshuar për krimin këtë të diel u arrestua 24- vjeçari nga Kuçova Mikel Shallari, i cili dyshohet të jetë vrasës me pagesë.

Ndërkohë aktualisht policia është në vijim të hetimeve për identifikimin dhe kapjen e porositësve të vrasjes. /a.y/noa.al