Transmetuar më 14-06-2017, 19:28

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana, ka dhënë një falenderim publik për trajnerin Gianni de Biasi pas dorëheqjes së tij.

Cana e ka falenderuar atë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram ku vlerëson kontributin, eksperiencën, rrugëtimin dhe miqësinë e paharrueshme me italianin.

“Kjo është ajo që meritoni Rrespekt!!! Flm për kontributin , eksperiencën , rrugëtimin tonë dhe miqësinë. Bashkë kemi përjetuar momente të paharrueshme për të gjithë ne”, shkruan Cana në Instagram.

Gianni de Biasi njoftoi tërheqjen nga Shqipëria gjatë ditës së sotme në një konferencë ku nuk i mbajti dot lotët./a.k/noa.al/