Transmetuar më 14-06-2017, 16:21

Fushatës elektorale të Partisë Socialiste i është bashkuar futbollisti i kombëtares Armando Sadiku.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook, ku shkruan, “Faleminderit kampion. Skuadra jonë është gati për ta ngritur flamurin kuqezi në oborrin e Europës së Bashkuar. Të bashkuar me një votë kuqezi për nr. 2 ne do të bëjmë 4 vitet e ardhshme katërfishin e asaj që kemi bërë në këta 44 muaj për Shqipërinë që duam me Shtet-Punë-Mirëqenie”.

Sadiku dëgjohet të thotë në video se Edi Rama ka bërë për futbollin atë që askush nuk e ka bërë në 25 vitet e fundit.

“Unë ja dedikoj të dy golat e mi ndaj Izraelit numrit 2 në fletën e votimit. Unë ju garantoj se trajner si Edi Rama i vjen Shqipërisë një herë në 50 vjet”. /a.y/noa.al