Transmetuar më 14-06-2017, 12:15

Asnjëherë mos i thani rrobat në ambientet e brendshme të shtëpisë. Kjo pasi një gjë e tillë mund të shkaktojë sulme të astmës vdekjeprurëse.

Këtë e kanë thënë disa ekspertë, të cilët kanë treguar se ambientet e lagështa krijojnë kushtet e duhura për krijimin e mykut, i cili pastaj liron sporet.

E këto spore, të cilat janë të padukshme, mund të nxisin reagime alergjike edhe sulme të astmës.

Fëmijët, personat në moshë dhe ata me sistem imunitar të dobët, siç janë pacientët e kimioterapisë, janë të rrezikuar në veçanti.

Kështu që rrobat thajini jashtë ambienteve të shtëpisë.