Transmetuar më 14-06-2017, 10:57
Publicitet

Vitet e fundit, mundësitë e blerjes së produkteve janë shtuar me ritme të shpejta. Supermarketet i kemi në çdo lagje për të na orfruar produktet që duam. Por ka disa prej tyre që nuk duhet t’i blini kurrë në supermarket.

Sallatë e gatshme

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se një prej ushqimeve më të rrezikshme në supermarkete që mund të blini është sallata e paketuar dhe e gathsme, kjo sepse mund të grumbullojë shumë baktere të dëmshme për zorrët.

Suxhuk

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pohuar se suxhuku, dhe produktet e tjera të përpunuara të mishit, provokojnë kancerin, duke qenë se nitratet që gjenden tek ushqimet shndërrohen në lëndë kancerogjene.

Çaj jeshil me shishe

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se një shishe çaj jeshil e blerë në supermarket nuk ka asnjë gjë të përbashkët me atë që përgatisni. Kështu që është një shpenzim i kotë.

Ushqime me fruta

Shmangini kategorikisht ëmbëlsirat dhe ushqimet e ndryshme që përmbajnë fruta, pasi duke qenë të konservuara janë shumë të dëmshme.

Majonezi

Zakonisht majonezi përbëhet nga vezët, uthulla, vaji vegjetal dhe erëza. Në vend që t’i blini të gatshme në supermarkete, mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi.

Bukë

Një tjetër produkt që nuk duhet të blini kurrë supermarketeve është edhe buka, pasi përgatitet nga mielli i zbardhur kimikisht.