Transmetuar më 13-06-2017, 12:35

I kaloi 17 vitet e fundit në burg, ndonëse ishte i pafajshëm. Faji i vetëm i Richard Anthony Jones, është se i ngjante shumë një krimineli i cili në vitin 1999 grabiti me armë një supermarket Walmart në Kansas City.

Ishte një dëshmitar në vendngjarje, i cili ndër të tjera pranoi se atë ditë ishte nën efektin e drogës, ndërsa e identifikoi Jones si autorin e grabitjes.

Richard, i cili deklaroi më kot për vite të tëra se ishte i pafajshëm u gjykua dhe u dënua.

Por gjatë qëndrimit në qeli për shkak të sjelljes mundi të marrë leje, madje u martua dhe u bë me fëmijë, por nuk ndaloi asnjëherë së pretenduari pafajësinë e saj.

Në mbështetje të tij u angazhua një organizatë jofitimprurëse, e cila merret me bashkëpunimin e avokatëve të rinj të University of Kansas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekipi i avokatëve arriti të rihapë çështjen dhe pas 17 vitesh më në fund u identifikua autori i vërtetë i grabitjes, i cili kishte një ngjashmëri ekstreme me të pafajshmin Jones.

Kjo bëri që të hënën Anthony Jones t’i kthehet lirisë. /a.y/noa.al