Transmetuar më 12-06-2017, 22:50

Sulmuesi francez Antonie Griezmann ka rinovuar kontratën me klubin aktual Atletico Madrid.

Mediat spanjolle shkruajnë se ai do të luajë për klubin e Atletico Madridit deri në vitin 2022.

Atletico ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh për yllin francez, kjo është shuma që klubet e interesuara duhet të paguajnë për shërbimet e tij.

Emri i tij u lakua gjatë për një transferim të mundshëm gjatë kësaj meraktoje verore.

Për të shfaqen interes klube të mëdha si: Real Madrid, Bayern Munich, PSG, Manchester United dhe Manchester City./a.k/noa.al/