Transmetuar më 12-06-2017, 21:51

Video e mëposhtme tregon momentin kur gjatë një ndeshjeje në Kick Boks, njëri nga boksierët godet rivalin e tij pas shpine por tifozët hipin në ring dhe e rrahin atë.

Kjo ndodhi ditën e djeshme në Paris gjatë një dyluftimi mes armenit Harut Grigorian dhe holandezit Murthel Groenhart.

Në fillim të rundit të dytë Grigorian ka ulur dorezat dhe është drejtuar te këndi i tij, por në atë moment kundërshtari ka përfituar dhe e ka goditur nga mbrapa, duke e hedhur nokaut.

Kaq ka mjaftuar për disa tifozë të cilët janë ngjitur në ring dhe kanë goditur boksierin holandez.

Shihni videon:/a.k/noa.al/