Transmetuar më 12-06-2017, 20:31

Një burrë shqiptar, i cili nuk rezultoi të ishte me të meta mendore, ka shokuar shumë njerëz, mes tyre gra dhe fëmijë, teksa në një moment ka hequr të gjitha rrobat para plazhistëve.

Incidenti ndodhi dje në Kavala, zonë bregdetare greke, raporton noa.al.

Burri 52-vjeçar nga Shqipëria, i cili jeton prej kohësh në Kavala, është afruar në rërë, teksa plazhi gëlonte nga familjarë të shumtë, dhe në një moment i hoqi të gjitha rrobat dhe nisi t’u parakalonte njerëzve me organet gjenitale jashtë.

Në plazh mbërritën për pak minuta disa forca policore të njoftuara mesa duket nga ndonjë plazhist.

Ata e ndaluan pa rezistencë 52-vjeçarin. Policia tha të hënën se hartoi një dosje për emigrantin me akuzën penale të veprave të turpshme në publik dhe e dërgoi në Prokurorinë e Kavalës për vlerësim mase sigurie në gjykatën lokale. /noa.al/