Transmetuar më 12-06-2017, 13:46

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka bërë një analizë të marrëdhënieve me Shqipërinë, duke theksuar se ato karakterizohen nga një paradoks. Sipas tij, nga njera anë shqiptarët e adhurojnë Greqinë dhe nga ana tjetër ka një mosbesim e nacionalizëm dinamik, shkruan Ora Neës.

Kotzias i bëri këto deklarata duke folur para një auditori partiak, në qytetin e Kozanit.

“Kisha fatin të flas në Universitetin e Tiranës dhe ju fola me zemër në dorë. Ju thashë që ka një çmenduri në marrëdhëniet tona. Ka një paradoks: Zgjoheni në mëngjes, dëgjoni muzikë greke, lëvizni plot gaz me atë muzikë dhe befas priteni pak me brisk e për këtë nisni të shani Greqinë”, ka thënë ministri i Jashtëm.

Ministri i Jashtëm grek ka shtuar më tej se gjatë mandatit të tij në krye të diplomacisë greke, Athina zyrtare ka bërë dy gjëra në drejtim të Shqipërisë.

“E para, iu propozuam një paketë për të vënë të gjitha çështjet për t’i zgjidhur, jo atë çame, çështje të tilla nuk kanë asnjë punë në paketë. Të marrë pala shqiptare ato që kërkon, të heqim ligjin e gjendjes së luftës, megjithëse nuk e di pse konsiderojmë që jemi ende në luftë. Të zgjidhim çështjet konsullore. Por edhe ata duhet të pranojnë ndërtimin e varrezave ushtarake grek, të zgjidhet me të vërtetë dhe thelbësisht çështja e delimitimit të kufirit detar dhe zonave ekskluzive ekonomike”, shtoi Kotzias.

Tani, tha ministri i Jashtëm grek, perëndimorët duan të hapin negociatat për anëtarësim dhe kishin vënë vetëm një kusht: reformën e sistemit gjyqësor. Por Athina vuri dhe kushte të tjera.