Transmetuar më 12-06-2017, 08:30

Policia izraelite ka arrestuar një grua e cila u zhvesh plotësisht përpara Murit të Lotëve, vendi më i shenjtë për hebrenjtë në qytetin e Jeruzalemit.

Vajza një 23- vjeçare izraelite i hoqi veshjet pak pas mesditës së të shtunës, në zonën e rezervuar vetëm për femrat.

Dy efektivë policie ndërhynë menjëherë duke e mbuluar për të shmangur incidente me besimtarët e pranishëm, të cilët dëgjohen në video duke i thënë, “Nuk ke turp, ky është vend i shenjtë”.

Disa media, siç raporton noa.al, e lidhin episodin me të ashtuquajturën “Sindroma e Jeruzalemit”, një çrregullim mendor i cili është konstatuar më herët tek turistët të cilët hutohen kur shohin Jeruzalemin e vërtetë, pasi kanë fantazuar shumë në të kaluarën. /a.y/noa.al