Transmetuar më 11-06-2017, 22:01
Publicitet

Një fotografi në ditët e sotme mund të bëhet virale dhe shpërndahet në një kohë shumë të shpejtë në të gjithë botën nëpërmjet internetit.

Kjo gjë ndodh sidomos kur një foto tregon një situatë të pazakontë, që ka kuriozitet apo që është absurde.

E tillë është edhe kjo foto që vjen nga një vend në Europën Lindore, ku një e moshuar shkoi në spital me diçka të çuditshme mbi flokë.

Gruaja e moshuar u fotografua në sallën e pritjes në spital me flokët e mbuluar nga një substancë e bardhë që në pamje të parë duket si shkumë për flokë.

Në fakt gruaja flokët i kishte të mbuluar me Poliuretan (një lloj rrëshire sintetike që përdoret si përbërës i bojërave apo ngjitësve), që ajo e ka ngatërruar si shkumë për flokë.

Fotografia është bërë virale sapo ka përfunduar në internet./a.k/noa.al/