Transmetuar më 08-06-2017, 07:59

Lavdrim Muhaxheri, shqiptari i Kosovës i njohur si pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, është vrarë në Siri, gjatë një sulmi me dron nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se krahas tij është vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit i cili u vra në muajin shkurt.

Lajmi për vdekjen e tij po bën bujë, duke bërë që të nisin ngushëllimet në rrjetet sociale nga përkrahës të tij.

 “Allahu të pranoftë o luan, Allahu të kënaqtë në Xhenet me Pejgamberin Salallahu Alejhi We Selam do të na mungosh vëllaçko, shëmbëlltyrë ke qenë për ne. Shehid InshaAllah Ebu Abdullah (Lavdrim Muhaxheri)”, ka shkruar në Facebook Sheukan Koraqi.

Edhe vëllai i Lavdrimit, Bajram Muhaxheri e ka konfirmuar vdekjen e tij në rrjetet sociale, ku shkruan, “Selam alejkum, ju lajmëroj se vëllai im ka ra shehid, inshAllah Allahu e pastë pranu në mesin e shehidan tpejgamberëve të njerëzve të mirë. Amin” /a.y/noa.al