Transmetuar më 07-06-2017, 17:29

Katër persona janë plagosur me armë zjarri në Pejë, ku njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08 të ditës së sotme në rrugën “Lekë Dukagjini”.

Policia e Kosovës bën me dije se nga të shtënat me armë zjarri janë të plagosur katër persona, dy prej tyre të përfshirë në konflikt, si dhe dy fëmijë të mitur të cilët ishin kalimtarë të rastit.

Personat e plagosur janë dy meshkuj B.K.., 34 vjeç, N.K., 41 vjeç, një vajzë e mitur me iniciale B.R., dhe një djalë i vogël me iniciale G.L.

Nga ana e policisë janë arrestuar katër persona të dyshuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar tre armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme. /a.y/noa.al