Transmetuar më 03-06-2017, 08:40
Publicitet

Regjisori i njohur serb Emir Kusturica ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor. Siç raporton agjencia e lajmeve ‘Tanjug’, aksidenti ndodhi gjatë së martës në rrugën që lidh Beogradin me Cacak.

Për arsye që janë të paqarta, makina me të cilën udhëtonte Kusturica doli nga rruga.

Si regjisori edhe shoferi, u plagosën të dy, duke u dërguar në spitalin e Valjevo. Nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme lidhur me gjendjen e tyre, ndërkohë që thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Kusturica gjatë luftës në ish-Jugosllavi u shndërrua hapur në nacionalist radikal serb. Tradhtoi vendlindjen e tij, Bosnjën, kombin e tij, myslimanët e Bosnjës, ndërkohë që është i padëshiruar në vendlindjen e tij, Sarajevë. Përkrahu hapur Slobodan Milosheviçin dhe regjimin e tij në luftërat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Ndër të tjera, në shkurt të 2008 ishte njëri ndër folësit kryesorë në mitingun e mbajtur në Beograd kundër pavarësisë së Kosovës, “Kosova është Serbi” ku bënte thirrje për mbrojtjen e “tokës së shenjtë serbe”. /a.y/noa.al