Transmetuar më 02-06-2017, 22:47
Publicitet

Facebook ka lëshuar një përditësim për veçorinë e “Foto Albumeve”, duke u mundësuar përdoruesve të ruajnë postime me tekst së bashku me fotografi dhe video në disa dosje të stilit të albumeve të vjetër tradicional.

Kompania tani i lejon përdoruesit që të zgjedhin ‘një album të shfaqur’ për t’u shfaqur kështu në profilet e tyre personale. Facebook konfirmoi se ky përditësim tani është në dispozicion për Android dhe desktop, dhe së shpejti do të vijë edhe në iOS, shkruan Express.

Përditësime të tjera përfshijnë shtimin e miqve si kontribuues për të krijuar foto albume dhe opsionin për të ‘ndjekur’ miqtë në albume. Facebook është duke tentuar të krijojë dhe shpërndajë kujtime në një eksperiencë më të mirë.