Transmetuar më 02-06-2017, 15:56

Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank International AG (RBI), Johann Strobl, prezantoi të enjten më 1 Qershor 2017, programin e ri Fintech Accelerator i quajtur "Elevator Lab" gjatë festivalit të teknologjisë "Pioneers’17" në Pallatin Perandorak Vjenës.

"Nëpërmjet ‘Elevator Lab’ ne po kërkojmë per kompanite start-up  Austriake dhe ndërkombëtare, veçanërisht nga Evropa Qendrore dhe Lindore (EQL), që aktualisht janë aktive në treg me produktet dhe shërbimet e tyre të para dhe gjithashtu mbështeten nga fonde specifike. Qëllimi ynë është një bashkëpunim afatgjatë për të zgjeruar portofolin tonë të produkteve dhe shërbimeve. Me përvojën tone ne vite ne mbështesim start-up për të zhvilluar më tej idetë dhe risitë e tyre. Si një partner bashkëpunimi dhe përmes projekteve pilot ne u ofrojmë atyre qasje në njohuritë tona dhe rrjetin tonë të EQL, duke përfshirë 16.6 milionë klientë ", shpjegon Strobl qëllimin e programit Fintech Accelerator.

"Ne jemi duke kërkuar për start up-e që ofrojnë zgjidhje në fushën e bankingut të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Databaze per analizimin e të dhënave (Big Data Analytics), RegTech, Pagesa & Transaksione, Degët e të Ardhmes, si dhe Teknologjia e Investimit dhe Tregtisë. Start-upet e përzgjedhura, do të kenë katër muaj për të zhvilluar më tej konceptet dhe idetë e tyre së bashku me ekspertët e RBI. Buxheti për këtë fazës te provës të konceptit në tërësi do të jetë deri në 200,000 Euro", shton Michael Hoellerer, vendimmarrësi për këtë program ne RBI, i cili ndër të tjera është Përgjegjës për Strategjinë e Dixhitalizimit të Grupit RBI. 

Periudha e aplikimit është e hapur deri më 31 Korrik 2017 përmes faqes zyrtare të internetit që e gjeni këtu.