Transmetuar më 02-06-2017, 13:03

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, funksioni kryesor i së cilës është të ruajë organet dhe t’i mbajë në tërësi të organizuar, të rregullojë temperaturën trupore dhe të sintetizojë vitaminat B dhe D.  Ajo është në kontakt të drejtpërdrejtë me agjentët e jashtëm dhe për këtë arsye bie shpeshherë pre e problematikave të ndryshme siç janë aknet, djegiet nga dielli, pikat e zeza, herpesat dhe njollat e ndryshme që variojnë nga ngjyrë kafe, në njollat e bardha.

Me siguri këto të fundit ju kanë tërhequr vëmendjen për shkak të shpërndarjes, madhësisë dhe formës së tyre herë të çrregullt e herë ovale.

Njollat e bardha në lëkurë, njohur ndryshe me emrin hipopigmentim dhe vitiligo janë një çrregullim i pigmentit të lëkurës dhe shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit si duart, shpatullat, pjesa para dhe pas qafës, kraharori, madje dhe në gojë e në zonën intime.

Melanina humbet aftësinë për t’ i dhënë pigmentin natyral lëkurës dhe si rrjedhojë shfaqen njollat e bardha, të cilat janë më të dukshme tek njerëzit me lëkurë të errët edhe për shkak të kontrastit të ngjyrave. Faktorë të tillë si stresi, sëmundjet autoimune, shtatzënia dhe djegiet e rënda nga dielli janë po ashtu shkaktarë të mundshëm të këtyre njollave.

Ja disa trajtime natyrale për zhdukjen e tyre.

1.Aloe vera:  Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të kësaj bime është një nga mjetet më të mira natyrale për të kuruar problemet e lëkurës. Merrni një sasi të mjaftueshme xheli nga aloe vera dhe me ndihmën e ndonjë furçe lyeni njollat e bardha para së të flini. Lereni të veprojë gjithë natën, në këtë mënyrë lëkura do e përthithë ashtu si duhet. Ky trajtim duhet ndjekur çdo ditë për një muaj me radhë.

2.Uthulla e mollës: Në një gotë shtoni 100-150 ml uthull molle natyrale dhe me ndihmën e një garze pambuku lyeni njollat e bardha 3-4 herë në ditë.  Mund të bëni gjithashtu një përzierje të bararbartë me ujë dhe uthull molle dhe pasi ta hidhni në shishe spray ta spruconi mbi lëkurë çdo natë para se të flini.