Transmetuar më 01-06-2017, 11:59

Një vajzë e re në Tiranë është tentuar të rrëmbehet nga një djalë i cili ishte fiksuar keq pas saj. I dyshuari është Irind Kateshi, 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili mbrëmjen e djeshme, i ka bërë pritë dhe ka tentuar ta marrë me forcë në makinën e tij 19- vjeçaren Xh.Nanushi, lindur në Skrapar dhe me banim në zonën e Farkës.

Rreth orës 22.30 të mbrëmjes së të mërkurës është paraqitur në komisariat, e dëmtuara e cila ka kallëzuar Irind Kateshin, me banim në zonën e Saukut.

Noa.al mëson se në kallëzimin e bërë nga Nanushi, ajo ka thënë se prej kohësh përndiqej nga Kateshi, i cili i ka krijuar gjendje ankthi dhe frike si dhe pasiguri për jetën.

Gjithçka ka nisur pasi e reja ka refuzuar të lidhet me të dhe kjo ka bërë që Irindi të fiksohet keq pas saj.

19- vjeçarja tha para uniformave blu se mbrëmjen e djeshme Kateshi e ka pritur në rrugë dhe ka tentuar ta fusë me forcë në makinën e tij.

Fatmirësisht siç mëson noa.al, është dashur ndërhyrja e kalimtarëve të rastit të cilët kanë ndaluar Kateshin duke e shpëtuar vajzën prej tij.

I riu është arrestuar rreth orës 02.00 të natës ende pa zbardhur e dita e sotme, e enjte.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë ende në vijimësi, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al