Transmetuar më 28-05-2017, 20:23

Bordi i Monitorimit të Medias (BMM), publikoi mbrëmjen e së dielës, një raport të detajuar ku evidenton hapësirat që TV shqiptare i kanë dhënë palëve politike në edicionet informative.

Ajo që spikat në këtë raport që NOA.al jua sjell të plotë më poshtë, është fakti se thuajse të gjitha televizionet në edicionet e tyre të lajmeve i kanë kushtuar hapësirë të bollshme PD-së dhe ndjeshëm më inferiore, PS-së.

BMM publikoi raportin për datat 26.05.2017 dhe 27.05.2017 pasi ka monitoruar edicionet informative, specialet dhe debatet, transmetimin e spoteve politike, transmetimet në oraret e palejuara si dhe monitorimet e bëra për operatorët radiotelevizivë në Tiranë e në rrethe, në gjithsej 13 operatorë radiotelevizivë me transmetim nga Tirana dhe 25 të tillë nga rrethet në 8 qarqe.

Kështu, TVSH, televizioni shtetëror i ka dhënë PD-së rreth 9 minuta kurse PS-së më pak se 6 minuta.

Top Channel i ka kushtuar afro 15 minuta PD-së dhe vetëm 11 PS-së.

TV Klan e ka “blinduar” PD-në në edicionet informative duke i dhënë mbi 25 minuta, kurse PS-së vetëm rreth 6 minuta.

Vizion Plus në edicionet informative i dha PS-së vetëm 6 minuta kurse PD-së, më shumë se 22.

News24 transmetoi 23 minuta për PS dhe 27.5 për PD.

Ora News transmetoi 12 minuta për PS, 6 për PD dhe afro 9 për LSI, si dhe 6 për PDIU.

Report TV i dha vetëm 29 minuta PS-së dhe më shumë se 85 minuta PD-së.

ABC News transmetoi 34 minuta për PS dhe mbi 96 minuta për PD.

Ndryshe nga këta, Top News në edicionet informative transmetoi 53 minuta për PS dhe vetëm afro 30 minuta për PS. Kurse i dha hapësirë mbi 21 minuta LSI-së.

Nuk dihet nëse ky trend i mbështetjes televizive do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Bordi i Monitorimit të Medias lëshoi një mesazh ndaj operatorëve radiotelevizivë duke u kërkuar që të jenë të kujdesshëm në respektimin e balancimit të minutazhit për subjektet zgjedhore sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.

Në përputhje me këtë Kod, të drejtën për të bërë propagandë gjatë fushatës zgjedhore dhe për të transmetuar programet dhe mesazhet e tij zgjedhore e gëzojnë vetëm subjektet zgjedhore që marrin pjesë në zgjedhje.

Edhe matja e raporteve kohore të transmetimit do të bëhet bazuar tek ky parashikim i Kodit Zgjedhor.

Subjektet e regjistruara për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare 2017 janë 18 dhe si më poshtë:

1.       Fryma e Re Demokratike

2.       Partia Demokracia Sociale

3.       Aleanca Demokratike

4.       Aleanca Popullore për Drejtësi

5.       Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet

6.       Sfida për Shqipërinë

7.       Partia Aleanca Demokristiane

8.       Aleanca Arbnore Kombëtare

9.       Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

10.    Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë

11.    Lista e Barabartë

12.    Partia Social Demokrate e Shqipëri

13.    Partia Komuniste e Shqipërisë

14.    Lëvizja Socialiste për Integrim

15.    Partia Socialiste e Shqipërisë

16.    Partia Demokratike e Shqipërisë

17.    Partia Republikane e Shqipërisë

18.    Bashkimi Demokristian Shqiptar

EDICIONET E LAJMEVE 

1. TVSH në edicionet informative për:

PS                   –  5.85 minuta

PD                   – 8.78 minuta

LSI                  – 2.12 minuta

PDIU              – 2.27 minuta

Parlamenti       – 5.20 minuta 

2. Top Channel në edicionet informative për: 

PS                    – 11.08 minuta

PD                   – 14.87 minuta

LSI                  – 3.27 minuta

PR                   – 3.38 minuta

PBDNJ            – 0.85 minuta

LZHK               – 0.85 minuta

PAA                – 0.87 minuta

PDK                – 0.85 minuta

Presidenca       – 1.13 minuta

Qeveria            – 1.67 minuta 

3. TV Klan në edicionet informative për: 

PS                    – 5.52 minuta

PD                   – 25.3 minuta

LSI                  – 2.78 minuta

PDIU              – 2.70 minuta

LIBRA            – 1.70 minuta 

4. Vizion PLUS në edicionet informative për:        

PS                    – 6.00 minuta

PD                   – 22.2 minuta

PR                   – 3.03 minuta

PAA                – 2.78 minuta

Parlament        – 3.92 minuta

5. News24 në edicionet informative për:

PS                    – 23.08 minuta

PD                   – 27.5 minuta

LSI                  – 4.45 minuta

PR                   – 2.37 minuta

PDIU              – 6.15 minuta

PBDNJ            – 1.95 minuta

LIBRA            – 2.53 minuta

PAA                – 3.28 minuta

PDK                – 0.80 minuta

SFIDA            – 0.37 minuta

Presidenca       – 1.15 minuta

Qeveria            – 2.15 minuta

Parlamenti       – 1.63 minuta 

6. Ora News në edicionet informative për:

PS                    – 12.78 minuta

PD                   – 6.08 minuta

LSI                  – 8.90 minuta

PDIU              – 6.25 minuta

PAA                – 1.37 minuta

SFIDA           – 1.3 minuta 

7. Report TV në edicionet informative për: 

PS                    – 29.67 minuta

PD                   – 85.75 minuta

LSI                  – 10.92 minuta

PDIU              – 5.03 minuta

PR                   – 17.32 minuta

PAA                – 4.50 minuta

Parlamenti       – 5.12 minuta

8. ABC News në edicionet informative për: 

PS                    – 34.27 minuta

PD                   – 96.25 minuta

LSI                  – 2.30 minuta

PDIU              – 7.67 minuta

LIBRA            – 3.63 minuta

PAA                – 1.92 minuta

9. Top News në edicionet informative për: 

PS                    – 53.23 minuta

PD                   – 29.73 minuta

LSI                  – 21.12 minuta

PR                   – 15.30 minuta

Kryeministria – 4.93 minuta

Parlamenti       – 2.90 minuta 

10. UTV në edicionet informative për: 

PS                    – 34.67 minuta

PD                   – 41.50 minuta

LSI                  – 7.42 minuta

PR                   – 5.10 minuta

Parlament        – 4.30 minuta 

11. Scan TV në edicionet informative për: 

PS                    – 3.73 minuta

PD                   – 2.95 minuta 

12. Radio Tirana në edicionet informative për: 

PS                    – 1.18 minuta

PD                   – 3.38 minuta

PDIU              – 0.73 minuta

Parlamenti       – 1.77 minuta 

13. Top Albania Radio në edicionet informative për: 

PS                    – 3.52 minuta

PD                   – 1.88 minuta

Parlament        – 1.80 minuta