Transmetuar më 24-05-2017, 20:45

Një burrë nga Filipinet vuan nga një sëmundje e rrallë, që ia bën lëkurën të duket si e djegur prandaj banorët e kanë shajnë duke e quajtur ‘Njeriu-fantazmë.’

Antonio Reloj, është diagnostikuar me ichthyoisis, sëmundje që e bën lëkurën e tij të ngurtësohet, plasaritet dhe më pas të duket si e djegur.

Ai tani fshihet në një kasolle drruri, pasi vendasit e quajnë si qenie ‘jo njerëzore’ dhe shpirtlig.

“Kur isha fëmijë, isha i lumtur që dilja jashtë. Njerëzit thonë se jam fantazëm. Unë rri në shtëpi tani. Unë ëndërroj që të jem i shëndetshëm përsëri dhe të kem një punë. Të jem elektriçist është ëndrra ime. Më dhemb shumë trupi kur lëviz shumë. Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se jam njësoj si ata”, tha 26-vjecari për Dailymail.

Ndërkohë, ai është braktisur nga nëna e tij që kur ishte 12 vjeç dhe tani rritet nën kujdesjen e gjyshes së tij.