Transmetuar më 23-05-2017, 18:27

Këngëtarja me prejardhje shqiptare e me famë botërore, Dua Lipa pas sulmit të mbrëmshëm në koncertin e Ariana Grandes në Manchester, vendosi të mos publikoj sot projektin e saj më të ri për të cilin kishte paralajmëruar.

Një gjë të tillë e bëri publike në rrjetin social Instagram vetë Lipa, e cila po ashtu është shprehur e tmerruar me këtë sulm i cili sipas policisë po trajtohet si sulm terrorist.

“Pas asaj që ndodhi dje, po e anuloj publikimin e këngës më të re “LIYL”, ka shkruar Dua. Në sulmin në Manchester humbën jetën 22 persona ndërsa mbi 59 të tjerë u lënduan.

Mes 22 viktimave të shpërthimit të fuqishëm, që tronditi qytetin britanik, kishte edhe fëmijë. Tashmë nuk ka dyshime se sulmi, që këputi në mes shumë jetë të reja e plagosi 59 persona, ka sfond terrorist. /b.l/noa.al/