Transmetuar më 23-05-2017, 18:04

Kategoria superiore në futboll do të mbyllë sezonin këtë fundjavë. E teksa është përcaktuar skuadra fituese e kompeticioni, si dhe ekipi i Korabit, që vitin tjetër do të luajë në kategorinë e parë, disa skuadra do të luajnë ndeshjen e jetës për të mbijetuar në futbollin elitar.

Janë disa skuadra të cilat do të ndajnë mes tyre vendin e parafundit, por ndeshja më me interes pritet ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë. Sulmuesi i skuadrës veriore, Elis Bakaj ka bërë një veprim të padëgjuar më parë, teksa u ka kërkuar drejtuesve të klubit shkodran që të mos luajë përballë ish-skuadrës së tij, Tiranës.

Arsyeja nuk lidhet me ndonjë dëmtim të mundshëm të 29-vjeçarit, por thjeshtë pamundësia emocionale për të luajtur kundër ekipit ku u formua si futbollist.

“Nuk mundem të luaj. Nuk më bëjne këmbët”, ka thënë Bakaj për mediat. /k.k/noa.al/