Transmetuar më 23-05-2017, 17:44

Një operacion antidrogë i policisë së Dibrës i koduar “Liqeni” ka zbuluar 27 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa ka shpallur në kërkim poseduesin e saj.

Në bazë të informacioneve të marra dhe pas kontrollit në vendin e quajtur "Karica" Njësia Administrative Baz, rrethi Mat, u kap dhe sekuestrua 27 kg kanabis sativa, e cila ishte e futur në tre thasë  plasmasi.

Burime policore bëjnë me dije se në kërkim është shpallur shtetasi L. B., i cili sapo konstatoi praninë e forcave të policisë u largua me vrap në drejtim të një zone të pyllëzuar duke përfituar nga terreni.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Mat po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Materialet do ti kalojnë për ndjekie të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat. /b.l/noa.al/