Transmetuar më 23-05-2017, 15:58

Legjenda e kinematografisë, Roger Moore, i njohur për rolin e tij si James Bond ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e bënë të ditur fëmijët e tij në Twitter. Ai humbi jetën në moshën 89 vjeçare si pasojë e sëmundjes së kancerit. Moore ishte aktori i parë që ka luajtur rolin e James Bond.

“Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se babai ynë i dashur Sir Roger Moore, ka vdekur sot pas një beteje të shkurtër por të guximshme me kancerin. Dashuria me të cilën ai na ka rrethuar ditët e fundit të jetës së tij është kaq e madhe sa nuk mund ta përshkruajmë me fjalë”, shkruajnë fëmijët e aktorit.

Aktori ka lindur në Londër në vitin 1927 dhe ka punuar si model deri në fillim të viteve ‘50. Më vonë luajti disa role në filmat e paharrueshëm si: Interrupted Melody dhe The King’s Thief, të cilët sollën edhe suksesin e tij të parë. Por Moore u bë më shumë i njohur për rolin e tij të James Bond në seritë Spy Who Loved Me dhe Live and Let Die. /b.l/noa.al/